Putin behet me djale

17/12/2009 14:15

Vladimir Putin dhe Alina Kabaeva jane bere me djale, emri te cilit eshte Dimitry.

Lajmin e ka bere te ditur tabloidi amerikan “New York Post”.

Per te fejuaren e re te kryeministrit rus, gjimnasten Alina Kabaeva, dy here kampione olimpike, flitet prej disa kohesh.

E vetmja gazete ruse, “Moskovsky Korrespondent” qe vitin e shkuar raportoi zerat per divorcin e Putin dhe lidhjen e tij te re, ne ate kohe klandestine me Alina Kabaeva, u mbyll brenda pak kohesh.

Ishte pikerisht pyetja per marredhenien e dyshuar me Kabaeva qe iu drejtua Putin gjate nje vizite ne Itali kur Silvio Berlusconi beri me gjeste nje mitroloz qe drejtohej kunder gazetares ruse qe kishte bere pyetjen.

Top Channel