Parisi regjistron boren e pare te sezonit
17/12/2009 21:20
Ne Paris eshte regjistruar debora e pare e sezonit, e cila ka shkaktuar probleme tek transporti, si ai rrugor ashtu dhe ajror.
Si pasoje e reshjeve te dendura, jane mbyllur Kulla Eiffel dhe te gjitha parqet ne kryeqytetin francez.
Debora, e cila ka arritur deri ne 5 centimetra, ka vene ne veshtiresi edhe aeroportet e Parisit, ku jane regjistruar vonesa.
Gjithashtu, qytetaret jane vene ne prove te veshtire edhe nga greva e shofereve te autobuzeve te linjes.
Top Channel