Klima, Berisha fjalim ne samitin e Kopenhagen

17/12/2009 10:55

Kryeministri Sali Berisha shprehu gatishmerine e Shqiperise te kontribuoje ne perpjekjet e komunitetit nderkombetar dhe do te vere ne jete vendimet, ne mbrojtje te klimes globale.

Berisha mbajti nje fjalim ne Konferencen e OKB per Ndryshimet e Klimes, qe po zhvillohet ne Kopenhagen, te Danimarkes.

“Mbrojtja e klimes eshte nje nga sfidat me te medha qe ka sot bota. Shqiperia eshte e gatshme te plotesoje detyrimet e saj per klimen”, u shpreh Berisha.

Gjate qendrimit tre ditor ne Danimarke, kryeministri Berisha do te zhvilloje nje seri takimesh bilaterale me lidere te rajonit dhe evropiane.

Top Channel