Industrializimi, Shqiperia rrezikon kutotat e karbonit

17/12/2009 16:45

Emetimet e gazeve serre ne Shqiperi jane 4-5 here me te uleta se vendet e industrializuara. Por investimet e fundit ne energjitike dhe ndertim, qe qeveria ka miratuar do te sjellin jo vetem rritjen e shpejte te gazeve serre, por edhe heqjen e mundesive qe Shqiperia ka aktualisht per te perfituara para nga kreditet e karbonit.

”Ne nje te ardhme te afert ne nuk mund te perfitojme nga keto lloj projektesh”, u shpreh Abdullah Diku, ekspert i ndryshimeve klimaterike.

Cfare pritet te ndodhe gjate viteve te ardhshme ne Shqiperi? Ekspertet kane perllogaritur se deri ne vitin 2100 do te kemi  nje rritje te temperatures mesatare nga 2.9 deri ne 5.5 grade celcius dhe ulje te sasise se reshjeve nga 8.8 ne 16.2 %, cka do te sjelle probleme me furnizimin me energji elektrike, e cila kryesisht mbeshtetet tek burimet hidrike.

Gjate 15 viteve te ardhshme pritet qe rritja e temperatures te shoqerohet edhe me ulje te prodhimit te energjise elektrike nga 10-20 %. Nje tjeter problem do te jete edhe erozioni qe ka prekur bregdetin.

Por pervec ndryshimeve klimaterike qe ndikojne ne gjithe globin shqiptaret perballen cdo dite me nje ajer te ndotur, qe po rrit jo vetem numrin e personave alergjike por edhe azmatike.

Top Channel