Hapet procesi ndaj Aldo Bares

17/12/2009 15:45

Gjykata e Krimeve te Renda ka rrezuar si te pambeshtetur ne ligj  kerkesen e Aldo Bares per t’u liruar nga qelia, pasi sipas tij i kane perfunduar afatet e paraburgimit prej mese nje viti. (UPDATE)

Avokati mbrojtes iu referua kodit te procedures dhe e arsyetoi kerkesen per lirimin e Bares me faktin se 44 vjecari eshte arrestuar tre vjet me pare ne Turqi dhe gjate kesaj kohe ai eshte mbajtur ne paraburgim per llogari te drejtesise shqiptare.

Pas u terhoqen per vendim gjyqtarja Fatmira Hajdari deklaroi se kerkesa nuk pranohet. Me heret, ne celje te procesit, gjyqtarja rrezoi edhe nje kerkese tjeter, jo vetem te avokatit mbrojtes por edhe te sajen, per largimin nga kjo trupe gjykuese.

Gjyqtarja pohoi se kryetari i gjykates Dritan Hallunaj kishte refuzuar te pranonte doreheqjen e saj, e po ashtu edhe kerkesen e Aldo Bares per perjashtimin e saj te cilen Aldo Bare e kishte cilesuar nje jave me pare si te nevojshme pasi ceshtja e tij ishte paragjykuar politikisht.

Hajdari tha se paragjykimet politike nuk merren parasysh sepse sipas gjyqtares, gjykata eshte organ i depolitizuar.

Aldo Bare akuzohet per nje sere vrasjesh, vendosje bombe dhe krijim e drejtim organizate kriminale. Aktualisht ai mbahet i vecuar nga te paraburgosurit e tjere ne qelite e 313.

Top Channel