Gjirokaster, jeta e veshtire e nje invalidi

17/12/2009 11:55

Nje nga 759 invalidet dhe personat e paafte per pune ne qytetin e Gjirokastres eshte edhe Pandeli Shajko, 51 vjec.

Prej moshes 24-vjecare ai nuk eshte ne gjendje te punoje dhe jeton me nje ndihme ekonomike prej 3300 leke ne muaj. Jeton i vetem ne kete dhome te vogel dhe prej dy muajsh nuk po merr as ndihmen sociale.

Pandeliu nuk eshte ne gjendje te ulet, perkulet apo punoje. Semundja e ka paralizuar dhe shume sherbime ndaj vetes i ben vetem me ndihmen e familjareve.

Gjate kesaj kohe qe nuk merr pagesen eshte motra e tij qe po e ndihmon, te afermit dhe komshinjte. Pagesa qe merrte nuk i del as per veshje, ilace dhe ushqime, ndersa fatura e energjise elektrike eshte me e madhe se ndihma qe ai merrte.

Top Channel