Berlusconi: Ia vlen dhimbja, nese ndryshojne tonet

17/12/2009 13:15

Kryeministri italian Silvio Berlusconi le spitalin, ndersa nga e gjithe kjo ngjarje do te kujtoje urrejtjen e disa personave, dhe dashurine e shume, jashtezakonisht shume njerezve.

Me kete pershtypje, presidenti i keshillit te Ministrave jep qendrimin e tij me ane te nje njoftimi shperndare per mediat.

“Une premtoj se do te shkojme perpara me te forte dhe me te vendosur ne rrugen e lirise. Ne keto dite kam ndjere prane edhe lideret e opozites. Nese ajo qe ka ndodhur do te sjelle nje permbajtje, nje ndryshim tonesh ne gjuhen politike, atehere dhimbja ime nuk ka qene e pavlere”, vijon me tej njoftimi.

Mesohet se kryeministri italian do t’i nenshtrohet nje nderhyrje estestike per te riparuar demin qe ka pesuar ne fytyre.

Top Channel