Aldo Bare mbetet ne burg pa afat

17/12/2009 11:00

Rrezohet kerkesa e te pandehurit Aldo Bare per ndryshim te mases se sigurise. Gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila eshte ne drejtim te trupes gjykuese vendosi qe Bare te qendroje ne burg deri ne fund te gjyqit.

Nderkohe gjykata rrezoi edhe kerkesen e Bares per perjashtimin nga trupa gjykuese e gjyqtares Hajdari.

Pak dite me pare Bare me ane te nje letre kerkoi qe gjyqi te mos drejtohej nga Hajdari, me qellim qe ceshtja ne ngarkimin e tij te mos paragjykohej dhe te mos merrte ngarkesa te ndryshme mediatike dhe politike.

Top Channel