Prerjet cezariane tek grate shtatzena ose ndryshe lindjet me operacion, te cilat ne disa raste preferohen nga nenat e reja por shpesh aplikohen nga gjinekologet kirurge per te marre me shume para nen dore, pritet te reduktohen.
ISKSH ne kontratat e reja qe do te lidhe me spitalet dhe maternitetet, ka percaktuar si kriter kryesor uljen e numrit te lindjeve te tilla te cilat jane kthyer ne biznes. Ne rast te kundert materniteti ndeshkohet ne financim.
Per te fituar bonusin 5 % mbi buxhetin qe i takon, spitalet ne rrethe duhet te shfrytezojne sa me mire shtreterit qe disponojne dhe te mos i nisin pacientet drejt QSUT-se ne Tirane.
Po keshtu do te matet rishtrimi i pacientit brenda 72 oreve pas daljes nga pavioni, per te njejten diagnoze.
Nje tjeter kerkese eshte ngritja e struktures se sherbimit te recepsionit dhe arketimit ne te gjitha spitalet per rregjistrimin e pacienteve dhe mbledhjen e tarifave . Te gjitha keto do te percaktojne edhe eficensen e sherbimit ne spitale nga ku varet dhe perfitimi i tyre nga ISKSH.
Top Channel