Situata ekonomike, mblidhet Asambleja e PS

16/12/2009 11:20

Mblidhet Asambleja Kombetare e Partise Socialiste , e cila do te miratoje sot nje rezolute per krizen ekonomike ne vend.

Organi i larte vendimmarres brenda kesaj partie po diskuton mbi krizen sociale dhe ekonomike qe ka kapur vendin.

Anetaret e Asamblese kane nisur te bejne nje analize te thelle te kesaj situate, duke evidentuar dhjete problemet me te medha qe hasen e njekohesisht dhe arsyet e shkaqet qe çuan ne nje krize te tille.

Mbledhja vjen ne kuader te nisjes se protestave te kesaj jave, ku veç kerkeses per hapjen e kutive dhe largimit te Berishes, selia roze eshte perqendruar edhe te problemet sociale, si ndihma ekonomike, pagat, pensionet, rritja e çmimit te energjise, taksat per biznesin e vogel etj.

Sipas kupoles roze, qeveria shqiptare eshte pergjegjese per kushtet e veshtira ku jetojne shqiptaret, per arsyen se ka injoruar ekzistencen e krizes qe ka kapur ne te gjithe boten.

Nga ana tjeter, qeveria shqiptare ka mohuar se vendi ndodhet ne krize. Kryeministri Sali Berisha ka pranuar vetem se ka efekte, po per fatin e mire ekonomia shqiptare ka shenuar rritje.

Top Channel