PS: Tregu, monopol i Berishes

16/12/2009 20:00

Partia Socialiste akuzon qeverine se ka monopolizuar te gjitha tregjet me te rendesishme duke zhytur ekonomine ne nje cikel monopolesh dhe konflikte interesi me lidhje te drejteperdrejta me familjen e kryeministrit Berisha.

Deputeti socialist Erjon Brace ka denoncuar permes fakteve se familja e kryeministrit dhe persona prane tyre kontrollojne 15 tregjet me te medha te ekonomise, duke filluar nga energjia tek tregjet financiare te letrave me vlere.

“Tregu i energjise elektrike funksionon ne kushtet e mungeses thelbesore te konkurrences. Qeveria ka marre nje sere vendimesh per te shtuar numrin e kompanive prodhuese te energjise elektrike ne vend. Por procesi ka qene ne menyre ekstreme jo transparent, i korruptuar. Ne nje rast publik, familja e deputetes Albana Vokshi, ate kohe keshilltare e kryeministrit Berisha, ka perfituar dy leje koncesionare ne dy vendburime te medha ne jug te vendit. Kompania e kesaj familjeje eshte ne ortakeri te provuar nga dokumente zyrtare me shtetasin Rrahman Selmanllari, edhe ky nje njeri i afert me familjen qe na qeveris”, ka deklaruar Brace.

Me pas Brace ka akuzuar qeverine per monopolizim edhe ne tregun e hidrokarbureve. “Ne perpunim, operacioni i privatizimit te ARMO eshte dyshuar si operacioni me i madh korruptiv i qeverise, qe transferoi nje monopol shteteror tek nje kompani private, kliente e qeverise. Ky operacion tregtar eshte ende nen hetim. Privatizimi i ARMO, si dhe perqendrimi i ndodhur permes blerjes se aksioneve pak para nenshkrimit te kontrates se privatizimit te ARMO, mes Rezart Tacit dhe dy kompanive perberese te konsorciumit, ka forcuar shume poziten dominuese, me dyshimin e madh per keqperdorimin e saj”, ka theksuar Brace.

Sipas Braces, abuzimet e familjes se kryeministrit jane edhe me te medha me fondet e buxhetit te shtetit.

“Financimi i puneve publike per vitin 2008 arriti ne 8.6% te GDP, per vitin 2009 arriti ne 8.4% te GDP. Ne te dy segmentet e financimit te tregut te puneve publike, per shkak te procedurave te korruptura, klienteliste e aspak konkurruese, eshte krijuar nje liste prej 7-8 kompanish qe kontrollojne totalisht kete treg, duke marre thuajse 85% te kontratave qeveritare. Ne 6 mujorin e pare te ketij viti ka dyshime te arsyeshme mbi nje sere vendimesh korruptive te qeverise per ta tkurrur perqendrimin e tregut ne dy kompani te vetme, te dyja kliente te njohura gjeresisht te familjes qe na qeveris”, ka shtuar Brace.
 

Top Channel