Kukesi, mes varferise dhe izolimit

16/12/2009 20:45

Jane disa mijera banoret e zonave te thella ne kukes qe per shkak te varferise nuk sigurojne dot ushqimin.

Me renien e debores qe i ka bllokuar, kafshet jane i vetmi mjet i transportit per ta.

“Ne krah i marrim gjerat, ose me kafshe. Kemi ecur kilometra te tere ne kembe”, thote nje banor.

Per shkak te izolimit edhe femijet nuk mund te shkojne ne shkolle cdo dite. Ata punojne duke ruajtur bagetite.

“Shkollen e kemi larg 30 minuta ne kembe. Kur bie bore nuk shkoj”, thote nje femije.

Ne shume banesa te zonave te thella jetojne vetem pleq, pasi te rinjte kane ikur ne emigracion.

Top Channel