Ilir Kumbaro ne polici

16/12/2009 22:55

Departamenti ekstradimeve ne Ministrine e Brendshme, britanike “Home Office” nepermjet kanaleve diplomatike, ka marre mesditen e se merkures, nje kerkese te Prokurorise Shqiptare per kthimin ne burg te Ilir Kumbaros.

Nuk dihet ende se kur kjo kerkese do t’i paraqitert  gjykates londineze te ekstradimeve .

Ish oficeri i larte i SHIK-ut  ka lene qelite e burgut Eanseoth mbasditen e dates 8 Dhjetor pasi nje gjykates britanik ra dakort qe ai te lirohej me kusht.

Tre jane kushtet qe i shumekerkuari drejtesise shqiptare duhet te permbushe:

Qendrimi ne adresen ku ai u arrestua me 20 Shtator 2008 ne lagjen Fulham, nje garanci pasurore prej mijera paund, tashme e depozituar ne gjykate  dhe paraqitja 3 here ne jave ne nje rajon policie.

Refuzimi per te folur perpara mikrofonit te Top-Channel nga Ilir Kumbaro tregon se ai ka zgjedhur te heshte duke shtuar akoma me teper misterin e zhdukjes se Remzi Hoxhes.

Nje heshtje e cila zgjat per 15 vjet duke tentuar keshtu, varrosjen e se vertetes rreth rrembimit, torturimit dhe zhdukjes se Remzi Hoxhes perfshi torturimin c’njerezor te Zizo Kristopulit dhe Avdyl Loshajt.

Gjykata e Larte britanike, “Royal Court of Justice” do te shqyrtoje apelin e kerkuar nga avokatet e zotit Kumbaro.

Disa muaj me pare Gjykata e Ekstradimeve sebashku me Sekretarin britanik te Puneve te Brendshme, Alan Xhonson e cilesuan si te drejte kerkesen e drejtesise shqiptare per ta ekstraduar Ilir Kumbaron.
 
 

Top Channel