ERE: Ja pse u rrit cmimi

16/12/2009 20:15

Nje dite pas rritjes se cmimit te energjise, kryetari i Entit Rregullator, Bujar Nepravishta ne nje interviste per Top Channel shpjegon se cilat jane shkaqet qe cuan ne rritjen e tarifave.

“Furnizimi pa nderprerje me energji nuk mund te kete te njejten kosto si furnizimi me nderprerje te planifikuara”, ka sqaruar Nepravishta.

Nje tjeter faktor qe sipas tij coi ne rritjen e cmimit te energjise jane edhe investimet, ato qe jane kryer rishtaz, por edhe projekte te tjera ne ndertim.

“U ndertua TEC-i i Vlores, qe eshte nje investim jashtezakonisht i madh. Eshte ndertuar me kredi dhe ne keto kushte ky investim duhet te shlyhet. Kemi edhe linjen e interkonjeksionit me Malin e Zi, kemi perseri kredi qe duhet te shlyhen”, ka saktesuar kreu i ERE.

Por me shume se sa investimet apo furnizimi pa nderprerje, qytetaret po paguajne cmime te larta per shkak te keqmenaxhimit qe i eshte bere ne vite sistemit energjitik dhe vjedhjeve te medha qe vazhdojne edhe sot.

Top Channel