Britani, shqiptari denohet per terrorizem

16/12/2009 16:55

Nje shtetas shqiptar azilant ne Britanine e Madhe eshte gjetur fajtor ne 5 nga dhjete akuzat e ngritura per terrorizem duke u denuar me 7 vite burg.

Pas nje procesi gjyqesor disa javor Krenar Lusha eshte gjetur fajtor nga juria, pasi provat e siguruara nga skuadra e antiterrorist ishin te pakontestueshme. Lusha u arrestua ne Gusht 2008, pas nje survejimi nga skuadra e antiterrorit ne Angline Veriore.

Ne shtepine e shqiptarit policia gjeti manuale ndertimi bombash ne forme elektronike, 2 laptope, 2,2 kg nitrat, 71,8 kg karburant dhe  14 celulare.

Krenar Lusha 30 vjec u perfshi ne survejimin policor pasi ai ne menyre sistematike terhiqte nga internet materiale propagandistike kundra perendimit dhe ne vecanti manuale per ndertime bombash.

Nga hetimi skuadres se antiterrorit u zbulua se Lusha ishte radikalizuar gjate kohes kur ai ishte student ne Katar.

Sebashku me te vellane Ndricim Lusha ai do te mberrinte ilegalisht ne Angli ne vitin 2000 duke kerkuar azil si shtetas kosovar, nderkohe qe ai ishte shtetas shqiptare nga Puka. Nje vit me vone Ministria e Brendshme Home Office do t’i jepte atij leje qendrimi provizor.

Gjate te gjithe procesit gjyqesor shqiptari i ka mohuar akuzat e perfshirjes ne terrorizem. Krenar Lusha eshte im pari shqiptare qe denohet ne Britanine e Madhe per perfshirje ne terrorizem.

Top Channel