Berisha: Fikni dritat ne zyra

16/12/2009 15:35

Kryeministri Sali Berisha siguroi familjet qe marrin ndihme ekonomike, se qeveria do te kompensoje te gjitha efektet e rritjes se cmimit te energjise.

“Eshte ndare fondi prej rreth 22 milion dollaresh, i cili do te perdoret per skemen e mbulimit te rritjes se çmimit per shtresat ne nevoje. Skema e mbulimit te rritjes per shtresat ne nevoje te jete operative qe me 1 janar, ne menyre qe keto shtresa te kene zero efekt nga rritja e cmimit te energjise”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise indirekt ka pranuar se cmimi i ri i energjise elektrike eshte i larte kur i kerkoi adminstrates, kursime drastike te konsumimit ne zyra.

“Llambat inkandeshente nuk mund te ekzistojne me, ne asnje institucion shteteror. Zevendesimi i ketyre llambave me urgjence eshte kushti i te gjitha kushteve per te frenuar rritjen e shpenzimeve administrative”, tha Berisha.
 
Gjate mbledhjes se qeverise kryeminsitri konfirmoi  se do te kete shperblime 2500 leke per pensionistet nderkohe qe punonjesit e administrates me rroga te uleta do te marrin shperblim prej 15 mije lekesh dhe te tjeret 10 mije leke.

Kryeministri tha se shperblimet do te ndahen perpara fundit te vitit, por kjo nuk do te ndodhe me pagat e administrates. Ato do te levrohen ne janar te vitit te ardhshem.

Top Channel