Ambasadoret: Nuk ka BE pa dialog

16/12/2009 08:20

Kete radhe nuk ka qene nje paralajmerim, por “kercenim” i forte dhe nje shprehje e qarte zhgenjimi ndaj autoriteteve dhe politikes shqiptare.

Padyshim qe behet fjale per komunitetin nderkombetar, i cili dje ka deklaruar se opinioni i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat nuk do te jete pozitiv nese nuk zhbllokohet kriza politike. Kjo do te thote qe do te vonohet edhe me shume integrimi i Shqiperise ne BE.

Zerin e komunitetit nderkombetar e kane percjelle dje dy nga diplomatet me te rendesishem te akredituar ne kryeqytetin shqiptar, kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch, dhe ambasadori i Mbreterise se Holandes ne Shqiperi, Van den Dool, te cilet kane ngritur shqetesimin per mungesen e dialogut dhe per korrupsionit, duke shtuar edhe zhgenjimin per injorimin e apelit te perseritur te nderkombetareve.

Kreu i Prezences se Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe, Robert Bosch, theksoi fare hapur mungesen e sinjalit per reagim nga qeveria dhe opozita pas apelit te nderkombetareve.

“Deri tani nuk shohim shenje kuptimplote se apeli yne per ulje tonesh dhe afrim te jete degjuar”, deklaroi ambasadori i OSBE-se.

Diplomati holandez, i njohur per metaforat e tij, ka perdorur nje simbol nga ata qe ne Perendimin e civilizuar quhen “Bon Ton”, thene shqip “sjelljet e mira”. Ambasadori Bosch, duke i ftuar Ramen dhe Berishen te kercejne tangon, ka shkuar me tej duke i kujtuar dhe rregullat baze te vallezimit qe si thelb te tij ka dialogun dhe shikimin sy nder sy.

“Duhen dy per te kercyer tangon dhe jane tre hapat kryesore qe duhen ndjekur si nga opozita, ashtu dhe nga mazhoranca. Hapi i pare duhet te komunikoni rregullisht me partnerin, perndryshe mund t’i shkelesh kemben. Pra eshte koha per dialog me te madh. Hapi i dyte, duhet te degjosh me dashamiresi dhe te vesh re te metat e partnerit, ka ardhur koha e kompromisit. Hapi i trete, qe te vazhdosh te kercesh gjate duhet te flitet me njeri-tjetrin, madje dhe duke peshperitur ne takime informale. Eshte koha per te folur me ton me te qete e me gjuhe me te zbutur. Kompromisi duhet te vije nga te dyja palet. Ku ka deshira ka nje rrugezgjidhje. Tani eshte momenti qe palet te bejne nje hap drejt njera-tjetres”, ka deklaruar kreu i OSBE-se ne Tirane.

Nderkaq, ambasadori i Mbreterise  se Holandes ne Tirane, Henk Van den Dool, eshte  perqendruar te korrupsioni, duke e risjelle ne fokusin e zhvillimeve te dites, per te cilin ka thene qe ekziston edhe ne nivelet e larta te politikes.

“Korrupsioni eshte nje problem serioz, endemik ne Shqiperi, qe shkon deri ne nivele te larta politike. Situata nuk eshte permiresuar gjate viteve te fundit. Kjo eshte shume serioze dhe e keqe per vendin dhe perspektiven europiane te tij. Situaten aktuale ne Shqiperi e shohim shume problematike”, deklaroi Van den Dool, i cili ka marre serish ceshtjen e dialogut, duke e kushtezuar me integrimin.

“Nje demokraci qe nuk funksionon nuk eshte nje bilete per Bashkimin Europian. BE po pergatit nje opinion nese Shqiperia do te marre statusin e kandidatit dhe ju siguroj se ky opinion s’ka per te qene pozitiv, nese situata politike mbetet keshtu sic eshte. Kjo eshte e keqe per cdo shqiptar, qofte socialist a demokrat. Por duket se koha po mbaron dhe kjo do te thote se kundershtaret kryesore te ulen ne nje tavoline, te flasin me njeri-tjetrin. Ne fillim PD dhe PS te percaktoje axhenden se per cfare duhet te flasin, pa asnje sugjerimin tone. Presim qe zgjidhja te mos vonoje. S’ka rendesi se kush e hedh hapin. Te dyja palet kane manovruar ne menyre te tille sa e kane veten ne pozite te sikletshme qe e ben te veshtire daljen. Por s’eshte e thene qe te ulen Kryeministri dhe kryetari i opozites. Mund te filloje me njerez te besuar te tyre, por te filloje”, tha Henk Van den Dool, ambasador i Holandes ne Tirane.
 

Top Channel