Prifti: Lehtesi per sipermarrjen private

15/12/2009 08:50

Qendrat e Licencimit vijne edhe me prane sipermarresve te rinj, duke zgjeruar rrjetin e sherbimeve ne qytetet kryesore te vendit.

Fale nje marreveshjeje te arritur mes Qendres Kombetare te Licencimit dhe asaj te Regjistrimit, rrjeti tashme i ngritur i QKR-se do te vihet ne dispozicion te qytetareve edhe per dhenien e licencave.

Per ministrin e Ekonomise, Prifti, ky eshte nje hap perpara ne permiresimin e klimes se biznesit.

Ceremonia e nenshkrimit te marreveshjes u zhvillua dje paradite ne ambientet e zyrave qendrore te QKL-se, ku ishin te pranishem edhe zyrtare te USAID-it dhe bizneset.

Nderthurja e procesit te regjistrimit me licencimin parashikon ta lehtesoje me shume planin e nje biznesi qe kerkon te zhvillohet.

Jo vetem kaq, por ne planet e ministrit te Ekonomise eshte edhe hapja e zyrave te tjera “one-stop-shop” per sektorin energjetik dhe ne ate minerar.

Nje mase e tille  eshte pershendetur edhe nga perfaqesues te USAID-it ne vend, po ashtu edhe grupimet e biznesit.

Marreveshjen mes QKR-se dhe QKL-se e falenderuan edhe bizneset, te cilet shpresojne qe klima per zhvillimin ekonomik te permiresohet.

Top Channel