Me nje klik tek vilat e VIP-ave

15/12/2009 18:15

Te zbresesh deri ne catite e shtepive te te pasurve te Hollywood-it, nepermjet satelitit, vetem me nje klikim te mausit.

Tani cdo prone e personazheve me te njohura te diteve tona mund te shikohet nga larte, fale disa hartave satelitore te disponueshme ne web dhe kete gje e ofron fare mire nje faqe e specializuar pikerisht per kete.

Nga vila ne Beckingham Palace e Victoria e David Beckham tek “Playboy Mansion”, shtepia e themeluesit te revistes per te rritur, faqja “virtualglobetrotting.com” e con ne ekstrem konceptin e hartave te ofruara per publikun.

Ne vend te pare te imazheve me te klikuara eshte rezidenca e Bill Gates, njeriu me i pasur i planetit.

Ne ndryshim nga shtepia e tij e pushimeve “Villa La Leopolda” ne Bregun e Fildishte, ajo e vendosur ne Medina, ne Uashington, eshte me e preferuara.

Permban 8 dhoma gjumi dhe 25 banja dhe eshte vleresuar me me shume se 134 milione dollare.

Pas saj vjen prona e aktorit amerikan Will Smith, ku duket qarte fusha e basketbollit, ajo e tenisit, pishina gjigande dhe liqeni artificial.

E gjitha shtrihet ne 100 hektare dhe gjendet ne Los Angeles.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel