Legalizimet me bono nisin ne janar 2010

15/12/2009 08:40

Procesi i legalizimit te ndertimeve pa leje, me ane te letrave me vlere, ndoshta nis ne muajin janar.

Te pakten keshtu shpreson kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, i cili duke folur per gazeten “Shqip”, pranon disa pengesa te vogla teknike deri ne zbardhjen e vendimit.

Edhe pse ka hyre ne fuqi prej me shume se dy javesh ligji i ri per perdorimin e bonove te privatizimit, ende asnje zyre e ALUIZNI-t nuk merr persiper zbatimin e tij.

“Nuk mund te bejme asnje veprim pa u miratuar edhe aktet nenligjore, ne sherbim te zbatimit te tre ndryshimeve te bera ne ligj”, u shpreh Memia.

Aktualisht procesi i legalizimeve duket se ka ngecur, pasi zyrat e ALUIZNI-t nuk po kryejne asnje veprim, perveç pranimit te pageses 4 mije leke te formularit.

Tjeter problem jane edhe bonot, vlera e te cilave ka rene djeshem, per shkak te interesimit te paket.

Top Channel