Energjia, Konfindustria: Ulet konkurrenca

15/12/2009 19:35

Menjehere pas vendimit te Entit Rregullator te Energjise per rritjen e cmimit te energjise ne masen 13%, reagon biznesi prodhues shqiptar.

Gjergj Buxhuku, perfaqesues i Konfindustrise thote se kjo do jete nje goditje e rende per industrine shqiptare qe e cila gjendet ne veshtiresi serioze finaciare.

“Rritja cmimit do te ule konkurueshmerine ne  tregjet nderkombetare, ne nje kohe ku tregjet nderkombetare jane mjaft agresive, kur biznesi vuan nevojen per likuiditet kur individi eshte varferuar se tepermi, pra uljes se fuqise blerese te konsumatorit shqiptare. Kjo do te sjelle nje situate akoma me te veshtire per biznesin ne vitin 2010”, thekson Buxhuku.

Sipas tij, ERE po deshton ne rolin e tij si institucion rregullator. “Institucionet shqiptare, pergjegjese per monitorinim e sektoreve strategjike, po tregojne se nuk kane aftesi per te kontrolluar rritjen e cmimit te energjise elektrike”, shton Buxhuku.

Sipas tij, eshte e palogjikshme te kerkohet rritja e cmimit te energjise ne nje kohe qe kete vit rezervat e energjise jane ne nivelet me te mira te 10-15 vjeteve te fundit , ka pasur dhe ulje te  cmimit te energjise ne tregjet nderkombetare dhe nga ana tjeter, ekonomia shqiptare dhe vete buxheti i familjes jane mjaft te dobesuar si pasoje e krizes ekonomike nderkombetare.
 

Top Channel