Zgjedhjet PD, Berisha, rimandatohet me 1204 vota pro

14/12/2009 23:50

Zgjedhjet per kreun e Partise Demokratike ne Kuvendin e IX-te te saj, ashtu sic edhe pritej rimandatuan kryetar, Sali Berishen, i cili ishte edhe kandidati i vetem ne keto zgjedhje me 1204 vota pro. (UPDATE)

Rikonfirmimi i zotit Berisha per here te shtate ne krye te PD-se nuk perbente surprize ne kete proces votimi. Ajo qe pritej me me shume interes ishin votat kunder, te cilat rezultuan 5 dhe po aq, 5, ishin edhe votat abstenim.

Ndersa rezultatet per 100 anetaret e Keshillit Kombetar pritet te publikohen gjate ketyre tre diteve.

Sipas statutit te Partise Demokratike, tani zoti Berisha eshte autoriteti i vetem qe drejton Partine dhe eshte ne tagrin e tij, te therrase Keshillin Kombetar. Kjo do te jete edhe pjesa me interesante, pasi ky forum do te votoje per anetaret e Kryesise se Partise Demokratike, Sekretarin e Pergjithshem, 2 nenkryetaret, dhe Sekretariatin e Partise.   

Top Channel