Topalli: Berisha do ta ktheje Shqiperine ne Token e Premtuar

14/12/2009 10:55

Pas nje dokumentari ka qene nenkryetarja e Partise Demokratike Jozefina Topalli qe ka marre fjalen e para ne kuvendin IX te kesaj force politike qe po zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve.

Duke vleresuar punen dhe veprimtarine e PD-se ne 19 vjet, Topalli theksoi se shqiptaret kane besuar te ajo te kjo Parti qe solli transformimin.

“Kjo parti e drejtuar nga Sali Berisha do ta ktheje Shqiperine ne token e premtuar. Forca jone ka ndryshuar fytyren e vendit, kemi hedhur hapa teper te rendesishem si dhe perpara kemi shume pune per te bere. Ne jemi krenare sepse ditem ta drejtojme kete vend”, tha Topalli.

Nenkryetari tjeter dhe njekohesisht kryetari i grupit kuvendor Astrit Patozi ftoi pjesemarresit qe te nisin me procedurat e votimit ku do te zgjidhen strukturat drejtuese deri ne majen me te larte te forces politike.

Top Channel