Shpenzimet e fushates, deshton auditimi

14/12/2009 08:40

Skema e re e auditit te shpenzimeve te partive ne fushata zgjedhore duket se ka deshtuar.

Njesoj si me pare, subjektet politike kane deklaruar ato c’ka kane dashur dhe ende asnje investigim i metejshem nuk eshte kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kriza politike ka lene pas dore transparencen ne menyren e financimit te subjekteve politike.

Shifra prej 4 milione dollaresh e deklaruar si shpenzimi total i kryer nga te gjitha partite pjesemarrese ne zgjedhje eshte jo e besueshme. Kete e konfirmojne edhe akuzat dhe kunderakuzat qe funksionare politike kane bere ne drejtim te njeri-tjetrit qe pas 28 qershorit. Kreu i Asamblese Kombetare te Socialisteve, Gramoz Ruci, ne nje prononcim nje dite para protestes se opozites me 20 nentor tha se “nga te dhenat qe qarkullojne ne rruge informale, nje komisioner eshte blere deri edhe per 5 milione leke dhe nje vote deri ne 250 mije leke”.

Ne diten e publikimit te raporteve te shpenzimit te partive ne fushate, kreu i grupit te kandidateve demokrat ne Qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, minister i Transporteve, deklaroi se “jane 7 milione euro te hedhura ne Qarkun e Fierit nga kandidatet per deputete te Partise Socialiste”.

Madje Olldashi shtroi pyetjen se nga kane dale keto 7 milione euro. Me 9 korrik, ne mbledhjen e KDK-se se LSI-se, Dritan Prifti deklaroi se “me veprimtarite e erreta, PS vetem ne Fier ka harxhuar mbi 5 milione euro, per te blere strukturat e LSI dhe votat atje. Bleu edhe dy kandidatet tane te Lushnjes. Pastaj, Ruci me disa ish-police te kriminalizuar takoi te gjithe kandidatet dhe kryetaret tane qe me 100 mije euro, te bejne nje deklarate dhe te dalin nga LSI. 5 mije euro ka hedhur Ruci per te blere kryetarin e cdo organizate te LSI-se ne Fier”, deklaroi me tej Prifti. Vetem per mitingun e dates 8 dhjetor, Partia Socialiste deklaroi permes deputetit Saimir Tahiri se forca politike ne pushtet harxhoi 2 milione euro.

“Qeveria ka paguar per postera, printime, transport me autobuse dhe reklama ne median e shkruar dhe vizive afersisht 1.7 milione euro. Per koncertin dhe fishekzjarret jane shpenzuar 228.000 euro”, u shpreh Tahiri. Keto deklarata deshmojne qartazi se shifra prej 4 milione dollaresh e deklaruar si totali i shpenzimeve te te gjitha partive pjesemarrese ne zgjedhje eshte qesharake.
Bazuar mbi raportet e auditimit te publikuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozoi vendosjen e masave me gjobe per 24 parti politike. 16 prej tyre u tha se do te gjobiten me nga 50 mije leke ndersa 8 te tjera me nga 60 mije leke. Nje vendim i tille, deri me tani i propozuar, ende nuk eshte marre zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.  

Kriza politike ka lene pas dore transparencen ne menyren e financimit te subjekteve politike. Shifra prej 4 milione dollaresh e deklaruar si shpenzimi total i kryer nga te gjitha partite pjesemarrese ne zgjedhje eshte jo e besueshme

Top Channel