Lotus, 3 vjet me dyshen Trulli-Kovalainen
14/12/2009 11:35
Jarno Trulli dhe ish piloti i McLaren, Heiki Kovalainen do jene dy pilotet e skuderise Lotus ne Formula 1.
Lajmin e ben te ditur vete skuderia britanike, e cila ka perfituar nga largimi i Trulli-t nga Toyota, duke i ofruar nje kontrate 3 vjecare, ashtu si edhe finlandezit. Malezi Fairuz Fauzy do te jete piloti i trete.
“Zgjedhja eshte nje prove cilesie per skuadren tone dhe ambiciet qe kemi. Trulli do na jape shume eksperience per te zhvilluar makinen”, u shpreh drejtuesi i Lotus, Tony Fernandes ne nje deklarate per shtyp. Me tej, ai shtoi se Kovalainen eshte nje pilot me eksperience dhe i talentuar, cka do beje qe skuderia te arrije nivele te larta menjehere.
Top Channel