Karaoket, ethet japoneze qe kane pushtuar Shqiperine

14/12/2009 19:45

Eshte nje nga tendencat aktualisht me vibrante te jetes se nates ne Tirane. Ajo ka pushtuar mendjet e te gjithe duke filluar nga frekuentuesit e perkohshem te jetes se nates dhe deri tek personazhet VIP. E kemi fjalen per karaoket.

Japonezet e shpiken ate ne vitet ’70, ndersa ne Shqiperi ajo eshte shnderruar ne nje mani te ethshme vetem ne vitet e fundit. Per te kuptuar se pse shume shqiptar nuk e konceptojne fundjaven pa karaoke ne shkuam te takojme njerin nga “fajtoret”, Marsel Zadrimen.

Skenografi qe braktisi cdo gje per t’u marre me menaxhimin e nje karaokeje. “Eshte ceshtje pasioni. Qe te besh nje pune natyrisht duhet pasion ne te kunderten do te ishte nje angari”, shprehet Marseli.

Por para se ai ta kthente pasionin e tij ne nje aktivitet shume fitimprures, e ka filluar si nje klient i fiksuar pas te kenduarit ne kushte shume amatoriale: duke stonuar gjate gjithe kohes dhe me nje baze muzikore ne sfond dhe tekstin e kenges ne ekran.

“Kengen time te pare e kam filluar ne dush. Ishte nje kenge e Celentanos. Nuk e merrja kurre me mend qe nje dite do te merrja mikrofonin dhe do te kendoja. Ishte e paimagjinueshme se profesioni im ishte skenograf dhe s’kam asnje lidhje me artin e muzikes”, thote Marseli.

Ai e ka kuptuar shume mire psikologjine e klienteve te tij dhe per me shume eshte shume i sigurt tek suksesi i karaokes se tij.

“Duket se njerezit e kane shume qejf kete lloj argetimi. Ndoshta eshte protagonizmi i tyre qe i terheq. Njerezit kerkojne te kendojne dhe kjo eshte kryesorja, ose ne rastin e dyte kerkon te degjoje njeriun qe ka afer te kendoje”, shpjegon Marseli.

Edhe pse aktualisht menaxheri i nje karaokeje, ai nuk mundet kurre te heqe dore nga rrembimi i mikrofonit dhe nga kenget e tij te preferuara. Nderkohe qe fenomeni i karaokes ka marre permasa institucionale.

“Patjeter qe kendojme vete se mbajme ne linje mbremjen. Sot qe flasim kemi kenduar nje repertor shume te madh te kenges shqiptare”, shpjegon Marseli.

Madje ne karaoken shqiptare ndodhin edhe cudira, personazhe te njohur qe shkojne te fotografohen per te fituar ndonje cep gazete roze, por edhe kengetar profesionist qe e kalojne fundjaven falas.

FOTO GALERI
1/4
Alternativa me argetuese e fundjaves

Top Channel