I ftohti perfshin vendin

14/12/2009 16:25

Temperaturat e uleta qe kane perfshire gjithe vendin do te pesojne nje ulje me 6 deri ne 8 grade ne mesjave.

Meteorologet parashikojne se gjate dites se marte dhe te merkure do te kemi nje rritje te lehte me 3 grade celcius, qe do te shoqerohet me rreshje te bollshme shiu ne zonat e uleta dhe me debore ne zonat malore.

Pas dites se merkure vendi pritet te pushtohet nga nje vale i ftohti, me temperatura disa grade nen zero, qe do te coje ne dobesim te rreshjeve te shiut dhe debores.

Metereologet parashikojne qe muaji dhjetor te kete rreshje te bollshme shiu dhe te karakterizohet nga temperaturat tipike te stines se dimrit.

Top Channel