Gerdeci, deshmi tronditese

14/12/2009 16:10

Mes deshmitareve te shumte ka dale per te deshmuar para gjykates per tragjedine e Gerdecit edhe Mustafa Llaci, ish-punetor ne fabriken e demontimit , mbetur i plagosur ne te njejten dite qe humbi edhe bashkeshorten e tij.

Mes tronditjes, Mustafai i tregoi gjykates per momentet e tmerrshme kur ishte perpjekur te shpetonte te shoqen nga flaket.

“Kur ndodhi shperthimi i pare, vrapova per te shpetuar, por pashe qe nje personi para meje i kishte marre flake kurrizi. Kur u afrova kuptova se ishte ime shoqe, Nafija. I shuajta flaket me xhaketen time dhe kur e ngrita ne krahe per t’u fshehur ndodhi shperthimi i dyte. Ai na hodhi te dyve 30 metra larg e une s’mbaj mend me gje tjeter, jam permendur ne spitalin ushtarak dhe ime shoqe kishte vdekur,  tha deshmitari.

I pyetur nga njeri prej prokuroret, deshmitari tha se ne fabrike punonin nga 150 deri ne 200 punotore ne dite. Asnjeri prej tyre nuk ishte trajnuar per te punuar me municionet dhe sipas deshmitarit kushtet e sigurise linin per te deshiruar.

Pyetjes se prokurorit se a kishte te mitur ne fabrike, deshmitari iu pergjigj menjehere me shembullin se edhe djali i tij 15 vjec Vasil Laci punonte ne kete fabrike.

Ai permendi si persona qe i kishte pare te fabrike emrat e te pandehurve Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji. Gjykata ka vijuar marrjen e deshmive pa kamera edhe te disa ish-punonjesve te tjere, mes te cileve dy te mitur.

Top Channel