Fier, nisin kufizimet e energjise

14/12/2009 08:30

Prej dy ditesh ne Fier jane rikthyer zhurmat e gjeneratoreve, per shkak te kufizimeve me energji elektrike.

Dy jave me pare energjia eshte shkeputur qe nga mengjesi deri ne mbremje vone. Nderkohe qe ne ditet me mot te keq energjia ka munguar si gjate dites, ashtu edhe gjate oreve te mbremjes.

Konkretisht per Rrethin e Fierit dhe kryesisht per qytetin, drejtuesit e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes jane shprehur se eshte rrjeti ai qe krijon te tilla probleme. “Duhet nderhyrje ne rrjet qe mos te perseriten defektet qe jane te shumta”, shprehet drejtori Andi Prifti lidhur me defektet e shumta qe ndodhin ne kabina, rrjet e shtylla.

E ndersa konsumatoret e energjise qofshin ata private, familjare apo institucione shteterore lusin permiresimin e motit, tashme eshte plani i kufizimeve qe do te rendoje mbi morine e konsumatoreve te energjise ne zonen e Fierit.
Konsumatoret familjare ankohen per kufizimet qe aplikohen ne kohe te papershtatshme, ndersa shprehin friken e thellimit te oreve pa energji.

“Nga dita ne dite kufizimi eshte shtuar me 20 minuta. E me sa duken kushtet do t’i zgjasin kufizimet edhe me shume. Ne oret kur energjia na duhet me shume, atehere na e shkepusin”, shprehet Valentina Laze, banore e lagjes “1 Maj” ne Fier. Konsumatore te tjere te energjise elektrike shprehen se nuk jane lajmeruar per rikthimin e kufizimeve. Ne zyrat e administrates se OSSH-se, filiali Fier, askush nuk shpjegon shkakun e aplikimeve te kufizimeve te energjise.

Nderkohe qe nga stacioni i defekteve te OSSH-se punonjesit tregojne se aplikimi i kufizimeve eshte kryer pas nje urdhri te deleguar prej Drejtorise se Pergjithshme te OSSH-se, e cila i ka motivuar kufizimet me faktin e dergimit te energjise drejt Kosoves.

Top Channel