Bllokohet KRRT-ja e Lushnjes

14/12/2009 08:45

Bllokimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit eshte zhvendosur nga Fieri ne Lushnje.

Diten e shtune mesohet se ka deshtuar mbledhja e radhes e KRRT-se se Lushnjes. Burime zyrtare nga bashkia e qytetit tregojne per gazeten “Shqip” se shkak i bllokimit te mbledhjes ka qene mungesa e dy anetareve te KRRT-se.

Mbledhja ishte programuar per t’u zhvilluar pasditen e se shtunes. Ndersa te gjithe anetaret kane qene te pranishem, dy prej tyre kane munguar. Mungesa ka qene e pajustifikueshme dhe e pamotivuar nga anetaret. Mesohet nga burime brenda Bashkise se Lushnjes se dy anetaret qe kane munguar kane pasur presion per te mos u paraqitur ne mbledhje. Ne fakt eshte mbledhja e dyte qe deshton dhe rrezikohet qe edhe mbledhjet e radhes te kene te njejtin fat.

Ne listen e projekteve qe duhet te kaloheshin per diskutim dhe miratim benin pjese edhe disa projekte te studimeve te pjesshme te qendres se qytetit dhe te rrugeve kryesore te tij. Po ashtu per diskutim dhe miratim do te kalonin edhe mjaft studime urbanistike, te cilat prekin ne zbatimin e tyre objekte te ndertuara tashme. Fati i ketyre te fundit, pas miratimit te ketyre studimeve eshte shume i diskutueshem dhe konfirmohet se probabiliteti eshte shembja e tyre.

Ashtu si dhe ne KRRT-ne e Fierit, edhe ne ate te Lushnjes ekzistojne perplasje politike, te cilat reflektohen tek anetaresia dhe pa dyshim dhe te projektet e miratuara apo qe hyjne per miratim. Shefi i Urbanistikes ne Bashkine e Lushnjes ka bere thirrje per distancime nga ngjyrimet politike per faktin e vetem te cuarjes perpara te mjaft studimeve te qendres se qytetit.

Mbledhja e radhes e KRRT-se se Lushnjes eshte komunikuar se do te zhvillohet ne fund te kesaj jave.

Ndersa Prefektura e Fierit ende nuk e ka kryer zevendesimin e kater anetareve qe ka shkarkuar kreu i institucionit. Ne nje dalje publike te pak diteve me pare, prefekti Bujar Hasaj eshte shprehur se po studion emrat e anetareve te rinj te KRRT-se, nderkohe qe bllokimi i kesaj strukture prej me shume se dy muajsh ka vene ne pikepyetje me dhjetera projekte si dhe vete studimin e qendres se qytetit dhe strategjine e zhvillimit.

Top Channel