SHBA, 98 vjecarja vret shoqen e dhomes

13/12/2009 11:50

Nje grua 98 vjecare eshte akuzuar per vrasjen e shoqes se saj te dhomes 100 vjecare, ne nje azil pleqsh ne Dartmouth te Masacusets.

Hetuesit thane se 100 vjecarja Elisabet Barrou, ishte mbytur. Barrou u gjet ne shtratin e saj me nje qese plastike ne koke ne muajin shtator. Por vetem pak dite me pare, shoqja e saj e dhomes, 98 vjecarja Laura Lundquist, u akuzua per vrasje. Kjo e fundit eshte derguar tani ne nje spital mendor per t’u ekzaminuar. Nderkohe, prokurori i Masacusets, Sem Sater, thote se ai nuk pret qe 98 vjecarja te dale para gjyqit.

“Rastet qe bazohen mbi nje ekzaminim mendor zgjasin per shume kohe dhe une mendoj se nuk do te kete nje gjyq ne kete rast”, tha ai. Barrow dhe Lundkuist ishin shoqe dhome ne azilin “Brandon Woods” dhe te moshuarat e tjera, qe jetonin aty, thone se shkak mund te jete xhelozia pasi viktima, vizitohej me shume nga te afermit e saj. Vrasesja, Laura Lundquist, besohet se eshte personi me I vjeter qe akuzohet per vrasje ne historine e SHBA.

Top Channel