Britani, kadeti shqiptar nderohet me medalje

13/12/2009 11:00

Nje kadet shqiptar perfundon me rezultare te shkelqyera shkollimin ne Akademine Mbreterore Ushtarake “Sandhurst” ne Britanine e Madhe.

Bleard Vucaj ishte njeri prej dhjete studenteve te huaj nga 260 kadete te diplomuar kete vit nga kjo akademi me tradite 300 vjecare. Momentin e dorezimit te medaljes “Hodgson’s Horse Merit Award”, per nder te origjines se kadetit Vucaj eshte ngritur Flamuri Kombetar Shqiptar. Kjo medalje e larte i jepet studentit/kadet te huaj qe ka demonstruar performance te larte dhe per merita te vecanta.

Ne emer te mbretereshes Elisabeta II, ceremonine e pershendeti zv/shefi i shtabit te pergjithshem te Ushtrise te Mbreterise se Bashkuar, Gjenerali Sir Nikolas Hjuten, i cili zyrtarizoi diplomimin e kadeteve dhe nisjen e parades ushtarake qe njihet si parada mbretereshes. Kadeti Bleard Vucaj tha per Top Channel se pjesemarrja ne kete parade e beri ate te ndihej krenar, pasi ceremonia eshte madheshtore.

“Thjesht te jesh pjese e kesaj parade te krijohet nje ndjesi e mire mbi te gjitha te ben te ndjehesh krenar. Kenaqesia eshte akoma me e madhe kur te jepet edhe nje medalje”, u shreh ai. Ambasadori i Shqiperie ne Mbreterine e Bashkuar, Zef Mazi, ne urimin e tij zyrtar tha se, performanca dhe rezultatet e kadetit Vucaj jane nje nder per vendin tone, per familjen e tij dhe ne radhe te pare per vete kadetin. Sipas atashehut ushtarak te Shqiperise ne Britanine e Madhe, Qemal Shkurti, objektivi i kesaj akademie eshte forcimi i atributeve te intelektit dhe karakterit, te cilet, te kombinuar me zhvillimin e kompetences profesionale, pajisin oficeret me ate nivel te larte pergjegjesie per drejtim qe ne emerimin e tyre te pare.

Top Channel