Berisha: Neser Kuvendi i IX i PD-se

13/12/2009 21:00

Gjate fjales se tij te gjate me rastin e 19 vjetorit te krijimit te Partise Demokratike kryeministri, Sali Berisha ka pershendetur krijimin sic tha ai  te lokomotives se integrimit euro-atlantik si dhe e ka quajtur kete mandat si “mandatin e te rinjve”.

“Partia Demokratike arriti te garantoje ne Shqiperi lirite dhe te drejtat e njeriut, te ndertoje ne Shqiperi nje demokraci funksionale. Shqiperia nen drejtim e PD-se, lokomotive e lirive dhe te drejtave njerezore, u be vend i lirise se mendimit, te mbledhjes e manifestimit. Partia Demokratike vjen ne kete pervjetor me krenare se kurre, pasi ajo u faktua ne keto 19 vite si lokomotive e integrimit te Shqiperise ne institucionet eruro-atlantike. Kjo parti integroi Shqiperine ne Komisionin Europian, anetaresoi Shqiperine ne NATO, kjo parti, e cila me reformat e saj te gjithaneshme beri qe me 16 nentor te pranohej kerkesa e anetaresimit ne BE, kjo parti do beje te mundur ne muajt qe vijne liberalizimin e vizave per shqiptaret. PD vjen me krenare se kurrre sepse ndertoi ekonomine e tregut te lire”, tha Berisha.

“Ky mandati do te jete mandati i te rinjve shqiptare. Ne keto kushte PD mbledh neser Kuvendin e IX i cili eshte kuvendi i fitores se PD-se. Kuvendi mblidhet pas zhvillimit madhor te zgjedhjeve te lira e te ndershme te 28 qershorit. Kjo eshte merite e PD-se dhe qeverisjes se saj. Permbushem pergjegjesine per te realizuar zgjedhje me dinjitoze me te mira ne historine e vendit tone. Kuvendi i PD-se qe mblidhet neser mblidhet ne fazen e dyte te tij per te zgjedhur organet dhe forumet e reja drejtuese te PD-se. Une e kuptoj se perzgjedhja eshte e veshtire, por kam besimin se delegatet do te votojne per kandidatet me te mire, do te votojne per kryetarin e tyre, Sali Berisha”, vijoi gjate fjales se tij, Berisha.

Me tej, ne fund te fjales se tij kryeministri Berisha i uroi sherim te shpejte sic tha ai mikut te madh te kombit shqiptar, kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

“Duke mbyllur kete ekspoze do shfrytezoj rastin t’i uroj mikut te madh te kombit shqiptar nje sherim sa me te shpejte pasi pak ore me pare u agresua nga nje i desekuilibruar te cilen drejtesia italiane do ta saktesoje, por jam i bindur qe shpesh ndjenjat me miqesore shqiptare ndaj ketij miku te madh europiani te madh, italiani te madh”, perfundoi Berisha

Top Channel