Barca fiton derbin e 151
13/12/2009 09:05
Eshte Zlatan Ibrahimovic, protagonisti i derbit te 151-te te Barcelones.
Sulmuesi suedez ka shnderruar ne gol nje 11 metersh te dyshimte duke bere qe katalanasit e drejtuar nga Guardiola te fitojne 1-0 ndaj Espanyol. Keshtu Barcelona forcon pozitat ne krye te Primera Division me 39 pike dhe tashme perqendrohet e gjitha te objektivi i radhes i ketij sezoni, Boterori i klubeve.
Lionel Messi nuk ishte i pranishem ne fushe per shkak te demtimit te tij ne Champions, por argjentinasi ka patur momentin e nderit ne kete mbremje. Pak minuta para fillimit te ndeshjes, Messi ka pozuar ne “Camp Nou” me trofeun Topi i Arte qe ai mori vetem para pak ditesh.
Top Channel