PS: Ne Rumani u hapen kutite

12/12/2009 16:10

Partia Socialiste ka dhene nje tjeter shembull te funksionimit sipas saj te demokracise ne vendet e Bashkimit Europian.

Deputeti Taulant Balla u fokua tek nisja e procesit te rinumerimit te votive ne Rumani.

“Ne Rumani, filloi dje procesi i rinumerimit dhe rivleresimit te votave dhe behet fjale per nje vend ku kane marre pjese me shume se 10 milione votues dhe ku ka patur 140 mije vota te pavlefshme. Pak rendesi ka nese nga rinumerimi do te ndryshoje  apo nuk do te ndryshoje rezultati perfundimtar, e rendesishme eshte qe nga ky proces fiton demokracia, fitojne qytetaret. Ja pra nje shembull tjeter dhe konkret qe ne demokraci hapja e kutive eshte nje element themelor qe garanton transparencen dhe legjitimitetin e institucioneve”, u shpreh Balla.

Deputeti Balla ne mbeshtetje te kerkeses se Partise Socialiste ju referua edhe eksperiencave te vedeve te tjera vec Rumanise.

“Ne djepin e demokracise, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2000, kutite u hapen ndersa rinumerimin e bene gazetaret. Ne Itali pak vite me pare u respektua kerkesa e Berluskonit per hapjen e kutive dhe rinumerimin e fleteve te votimit. Edhe ne Afganistan ku ne kontribuojme me forcat tona te armatosura u hapen kutite dhe u rinumeruan votat. Vetem ne Iran dhe ne Shqiperi nuk hapen kutite. Prandaj sot ka vetem nje kusht: Sali Berisha o hap kutite, ose largohu”, u shpreh Balla.
 
Ne prag te kongresit te Partise Demokratike, anetari i kryesise Aleksander Bideraj ne te ditura detaje per propozimeve te tij per ndryshime ne statut qe lidhen me menyren e drejtimit te partise, zgjedhjeve te ndryshme, ndarjen e posteve dhe qarkullimin e elitave.

Top Channel