Kukes, komunat te bllokuara nga debora

12/12/2009 08:30

Reshjet e dendura te debores qe kane rene gjate nates kane bllokuar disa zona te rrethit te Kukesit, duke bere te pakalueshme disa akse rrugore.

Sipas informacioneve te fundit, komunat e bllokuara nga reshjet jane ajo e Arrenit, Kalise, Gryke Cajit dhe Zapodit.

Nderkohe, autoritetet lokale kane bere thirrje per drejtuesit e automjeteve qe ne aksine Kukes-Qafe Mali-Shishtavec te levizet me zinxhire.

Nderkohe, shtojne burimet, ne akset Tropoje-Qafe Morine dhe Has-Qafe Prush levizja e automjeteve mund te behet pa probleme.

Top Channel