Gripi i derrave, vdes 47-vjecarja

12/12/2009 13:55

Nje grua 47-vjecare nga Shkodra ka humbur jeten, pasi eshte prekur nga gripi i derrit.

Instituti i Shendetit Publik konfirmon se ky eshte rasti i dyte zyrtar i viktimave qe ka shkaktuar ky virus ne Shqiperi. Nderkohe qe mjeket po presin pergjigjen e analizave edhe per nje burre, qe mund te jete viktima e trete e gripit te derrit.

Mjeket infeksioniste sqarojne se te dy pacientet kane vuajtuar nga patologji te tjera, dhe gripi i derrit ka sjelle nje perkeqesim te situates shendetesore.

Mjeket infeksioniste sqarojne se kjo paciente, e cila ka qendruar per pese dite e shtruar ne sanatorium ka vuajtur nga mushkerite, hipertensioni dhe obeziteti. Virusi i gripit te derrit ka sjelle komplikacionte te renda, cka ka shkaktuar edhe vdekjen e saj.

Por ky nuk eshte rasti i pare ne vend. Pak dite me pare edhe nje burre nga Sukthi i Durresit ka nderruar jete ne sanatorium.

Mjeket sqarojne se edhe ky pacient ka vuajtur nga semundje kronike te zemres dhe te prostates, cka ka renduar edhe me gjendjen e tij shendetesore.

Virusi A H1N1 eshte shume agresiv tek personat qe vuajne nga semundje kronike dhe qe jane ne gjendje te rende shendetesore. Ne te dyja rastet virusi ka shkaktuar komplikacione te renda ne mushkeri.

Mjeket sqarojne se deri me tani jane konfirmuar 310 persona te prekur nga A H1N1. Numri i te prekurve mund te jete disa here me i larte pasi jo per cdo rast mjeket kryejne analiza.  Ulja e temperaturave, por edhe qarkullimi i gripit sezonal, po ndikon ne perkeqesimin e situates shendetesore.

Top Channel