Turqi, shperthim ne miniere, vdesin 6 minatore

11/12/2009 08:00

Te pakten 6 minatore kane mbetur te vrare dhe 13 te tjere te bllokuar nen germadha si pasoje e nje shperthimi te dhunshem te ndodhur ne minieren e qymyrit ne Bursa, ne veri-perendim te Turqise.

Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale, sipas te cilave shperthimi ndodhi ne nje thellesi prej 250 deri ne 350 metrash dhe ka shkaktuar rrezimin e nje galerie, duke bllokuar keshtu minatoret.

Burimet shtojne me tej se skuadrat e shpetimit kane mberritur ne vendngjarje per te shpetuar punetoret, nderkohe qe shperthimi mendohet te jete shkaktuar nga gazi i metanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA