Rama: Fundin e bojkotit e ka ne dore Berisha

11/12/2009 17:55

Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ka ritheksuar vullnetin e opozites per te mos u lekundur nga qendrimi per bojkotin e parlamentit deri sa te hapen kutite ose te largohet Sali Berisha.

“Gjate javes se ardhshme do protestojme ne te gjithe vendin. Berisha po fsheh te verteten ne kutite e mbyllura. Ai po rrit koston e jeteses se shqiptareve. Bombat sociale do shperthejne ne janar me rritjen e energjise e taksave qe nuk mund te perballohen nga njerezit. Javen qe vjen do shkojme qytet me qytet per ta mbledhur kete fature dhe per te pergatitur popullin shqiptar per te hapur rrugen e demokracise. Berishen e genjen mendja se do na zmbrapse sepse ai vetem sa na frymezon per ta cuar deri ne fund aksionin tone, deri ne momentin qe te largohet ose te hape kutite”, theksoi Rama.

Ai i kerkoi kryeministrit te faktoje akuzat e bera ndaj tij ditet e fundit. “Le te behet burre dhe te tregoje nese ka qofte edhe nje dosje me shpifjet qe po ben pis Shqiperine. Ky sulm mesjetar nuk ndryshon asgje ne qendrimin e opozites, madje fakte qe barbaria e pushtetit po ushtron, provojne drejtesine dhe bindjen e vullnetin tone per te vazhduar betejen me protesta te metejshme”, shtoi shefi i opozites. Rama kerkoi gjithashtu qe sipermarresit mos t’i tremben presionit te qeverise, e cila sipas tij, kerkon te mbushe arkat pas shpenzimeve elektorale.

Ai nenvizoi se fundin e bojkotit e ka ne dore Sali Berisha. “U perserisim shqiptareve se bojkoti nuk eshte shkaku i krizes. Fundin e bojkotit nuk e kemi ne ne dore, por Berisha qe duhet te pranoje hapjen e kutive per te rikthyer opoziten ne parlament. Do protestojme papushim per te mbrojtur parimet dhe vlerat e demokracise. U bej apel drejtuesve te policise te mos behen mish per togat e shtetit. Mjaft jane keqeperdorur policet e ketij shteti, mjaft jane derrmuar burrat dhe djemte. Policia e Shtetit nuk duhet te jete jashte binareve te ligjit, jo me te nxirret rrugeve per te lare hesapet me kundershtaret e Berishes”, tha gjithashtu kreu i opozites.

Top Channel