Kontrata shtese per rrugen, me vlere 10 mln usd

11/12/2009 08:45

Rruga Durres-Kukes nuk eshte vetem pjesa Rreshen-Kalimash, aq e perfolur per koston e larte, dyshimet mbi kontraten etj.

Konkretizimi i projektit per t’u lidhur me shpejt me Kosoven ishte fillimi i punimeve Kukes-Morin, aksi i vetem ne te cilen kane punuar firmat shqiptare, pjesemarrese ne tender.

Pas shume debate per gjeresine e rruges, qeveria vendosi zgjerimin e saj, ne perputhje me linjat e Rreshen-Kalimash, qe eshte me 4 korsi.

Sikurse mesohet nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, ne muajin korrik 2009 u zhvillua tenderi me vlere rreth 10 milione dollare, ku fitues u shpall nje bashkim firmash shqiptaro-sllovene.

I gjithe procesi i punes lidhet me dublimin e urave, pjesa e Lotit II ne aksin e Morinit, per shkak se qeveria vendosi zgjerimin e rruges me kater korsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA