CEZ kerkon nga qeveria 78 milione usd

11/12/2009 08:50

Javen qe vjen shqiptaret do te njihen me tarifat e reja te dritave, aplikimi i te cilave nis ne janar 2010. Deri atehere, qeveria duhet t’u jape zgjidhje disa kushteve te vena ne marreveshjen me CEZ.

Pronaret çeke te OSSH-se kerkojne kompensim rreth 7.2 miliarde leke si diference e krijuar nga mosrritja e tarifave me 2009-n.

Kurse per 2010-n jane llogaritur edhe rreth 900 milione leke te tjera kompensime, qe ne total bejne afersisht 8 miliarde leke (pra diçka me shume se 85 milione dollare).

Shumen ne fjale CEZ-i e arrin vetem nese aplikon tarifa te rritura me 44.2 per qind (2009-2010), por duke qene se reagimi i konsumatorit mund te sjelle pasoja te arketimet, OSSH-ja negocion per rritje me 23 per qind, me kushtin qe qeveria ta kompensoje.

Vlera e kompensimit eshte humbja e krijuar kete vit, nga mosrritja e dritave me rreth 2 leke/kWh, qe ne total jane 78 milione dollare.

Ne forme te permbledhur, qeveria eshte e detyruar te paguaje CEZ-in, ne menyre qe shqiptaret te mos kene rritje 44.2 per qind, por vetem 23 per qind.

Edhe ketu qeveria mund te nderhyje qe rritja te jete akoma dhe me e vogel. Mjafton te veproje si ne vitet e kaluara, kur i jepte KESH-it çdo fund viti 50 milione dollare per energjine elektrike te importuar.

Top Channel