Topi: Demokracia? Ende shume rruge

10/12/2009 12:20

Ne nje takim te organizuar nga Avokati i Popullit, presidenti i Republikes, Bamir Topi deklaroi se shoqeria shqiptare ka ende shume pune ne drejtim te respektimit te te drejtave te njeriut, pavaresise se institucioneve dhe fenomeneve negative te korrupsionit ekonomik e politik.

“Une mendoj se sot eshte e rendesishme te theksojme se demokracia, te drejtat e njeriut dhe konstitucionalizmi jane koncepte dinamike, vazhdimisht ne zhvillim dhe progres. Si te tilla, edhe perpjekjet per te ecur ne nje hap me to, per te forcuar parimet, standardet dhe vlerat e botes ku deshirojme te integrohemi natyrshem, perpjekjet per te promovuar mirekuptimin dhe besimin reciprok duhet te jene nje sfide e perditshme e te gjitheve”, u shpreh Topi.

Presidenti shtoi me tej se Shqiperia eshte perpara momenteve te rendesishme te jetes se saj, ndaj te gjithe duhet te perpiqen te perqafojne nje sens te ri pergjegjshmerie.

“Le te perpiqemi te gjithe t’u drejtohemi vlerave me te mira tona, le te perpiqemi te gjithe ta bejme demokracine shqiptare nje demokraci reale sipas parimeve dhe standardeve drejt te cilave jemi nisur ne nje rruge pa kthim”, perfundoi Topi.

Top Channel