Topalli: Opozita te rrezoje murin e interesave

10/12/2009 18:30

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka drejtuar nje apel opozites, duke i kerkuar qe te kthehet ne Parlament.

Gjate seances se sotme parlamentare, Topalli, duke komentuar viziten e saj ne Itali, ka deklaruar se zgjedhjet e 28 qershorit ishin me te mirat.

“Iu bej apel deputeteve te opozites. Ta rrezojme murin e interesave politiko-ekonomike. Une isha per nje vizite ne Itali, prej nga mora vleresimin se zgjedhjet e 28 qershorit ishin me te mirat”, ka pohuar Topalli.

Me pas kryetarja e Kuvendit ka pershendetur qytetaret qe moren pjese ne mitingun e 8 dhjetorit, te cilet sipas saj treguan prirjet e tyre evropiane.

“Pershendes qytetaret per perkujtimin e 8 dhjetorit. Ishte nje manifestim i shqiptareve per te rikonfirmuar synimin e tyre per integrimin evropian. Ne po e afrojme vendin me BE-ne dhe ne po realizojme heqjen e vizave”, ka shtuar Topalli.

Top Channel