Tirane, alarm per bombe ne “Siri Kodra”

10/12/2009 22:05

Forcat policore antieksploziv kane shperthyer rreth ores 20 te mbremjes se sotme nje valixhe te braktisur ne rrugen “Siri Kodra” ne kryeqytet, e cila ishte e mbushur me vegla qe perdoren zakonisht nga elektricistet.

Prezenca e valixhes ne rruge eshte vene re nga kalimtare te rastit, te cilet kane njoftuar policine.

Forca te shumta policore te komisariatit numer 3 kane bere rrethimin e zones dhe kane evakuar banoret perreth.

Per me shume se dy ore u bllokuan te gjitha rruget qe te conin ne afersi te valixhes se braktisur.

Valixhes i jane bere ekzaminimet, nga te cilat rezultoi se brenda saj kishte nje pjese metalike.

Pasi eshte bere shperthimi doli se ne valixhe gjendeshin vegla  pune qe perdoren prej elektricisteve.

Top Channel