Nga qyteti i Sarandes, vendi yne do te nise vendosjen e tabelave treguese ne rruge per te nisur keshtu zbatimin e projektit per nje sistem adresash te sakta.
Gjate prezantimit te te dhenave te ketij sistemi te bazuar ne hartat dixhitale dhe qe financohet nga Bashkimi Europian, u deklarua se ky sistem mundeson edhe gjetjen elektronike te adresave.
Ambasadori Helmut Lohan nenvizoi se modernizimi i adresave perben nje hap te rendesishem per sherbimet publike, ne sektore te rendesishem si shendetesia, pronat, tatimet dhe sherbimet postare.
Takimi, ne te cilin ishte i pranishem edhe ministri i Brendshem Lulzim Basha, drejtori i pergjithshem i Gjendjes Civile, Armand Teliti u mbyll me nenshkrimin e marreveshjes per vendosjen e tabelave te emrave te rrugeve ne qytetin jugor te Sarandes.
Top Channel