Nje dite pas humbjes dramatike 1-4, ne ambientet e Juventusit kane nisur te behen llogarite edhe per humbjet financiare qe do shkaktoje eleminimi.
Diego dhe Melo, dy brazilianet qe erdhen me shume buje ne Torino per rreth 50 milione euro, tashme jane vene ne dyshim pasi nuk kane treguar asgje nga ato qe kane bere ne te shkuaren. Per te siguruar pagat e tyre te majme, i sakrifikuari mund te jete mesfushori Sissoko qe kerkohet pikerisht nga Bayern Munchen.
Ish lojtari i Liverpool i blere per 11 milione euro, mund te largohet per vetem 9 milione ne muajin qershor. Per sa i perket Melo-s, braziliani nuk ka arritur te tregoje veten ne momentet e veshtira te skuadres dhe kjo e ve ne dyshim per te ardhmen.
Diego eshte treguar i sinqerte duke thene se fishkellimat ne momentin e zevendesimit ishin me vend dhe duhet te jape me shume ne te ardhmen.
Top Channel