Josip Kuzhe, vëzhgime takimeve të Kupës

09/12/2009 14:25

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, i ka dhënë fund pushimit afro dyjavor.

Drejtuesi i stolit kuqezi, i cili është kthyer në Tiranë prej fillimit të kësaj jave, do të rifillojë vëzhgimet e lojtarëve që militojnë në skuadrat shqiptare. Kroati do të jetë i pranishëm në ndeshjen Tirana-Lushnja, të vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Bardheblutë vazhdojnë të mbeten një prej skuadrave që mund t‘i ofrojnë më shumë përfaqësueses, ndërsa ky do të jetë një shans i mirë për të parë gjendjen e Lilës dhe Sefës.

Ditët në vazhdim do të jenë mjaft të ngjeshura për teknikun 57-vjeçar, i cili pritet të shëtisë në tribunat e stadiumeve të ndryshme në vend. Nëpërmjet vëzhgimeve, Kuzhe do të përzgjedhë lojtarët që do të grumbullojë në “zborin” stërvitor në Antalia, në fillim të janarit 2010.

Top Channel