Jensen: Vizat? Shpejtoni me kushtet

09/12/2009 15:35

Shqiperia duhet te realizoje me sukses detyrat e shtepise dhe vetem me pas te prese liberalizimin e vizave me vendet e bashkimit europian.

Keshtu eshte shprehur ambasadori danez i akredituar ne Tirane, Karsten Jensen gjate emisionit “Wake Up” ne Top Channel. Ambasadori Jansen theksoi se Shqiperia ka mbetur prapa ne krahasim me vendet e tjera te cilat e realizuan kete proces para saj.

“Nese do ta krahasonim me nje klase shkolle, pershembull, Shqiperia nuk ka qene shume mire ne kryerjen e detyrave shume vende te tjera i kane bere shume mire detyrat e tyre te shtepise. P.sh ne lidhje me liberalizimin e vizave. Ajo qe Shqiperia dhe shqiptaret duhet te kuptojne eshte se integrimi ne BE dhe liberalizimi i vizave nuk eshte nje dhurate politike, nuk eshte nje vendim politik, por eshte nje shperblim qe ju merrni pas kryerjes se detyrave tuaja te shtepise. Eshte dicka teknike, kur ju kryeni detyrat tuaja ju merrni liberalizimin e vizave”, u shpreh Jensen.

Duke kerkuar zgjidhjen e krizes politike ne vend ambasadori Jensen theksoi se i gjithe procesi dhe kohezgjatja e tij eshte ne dore te Shqiperise por ai nuk duhet te konsiderohet i thjeshte.

“Eshte ne dore te shqiptareve sepse ceshtja eshte sa shpejt do te kryeni detyrat e shpise. Nese ju do t’i kryeni shume shpejt do te vije edhe liberalizimi i vizave. Mgjth duhet te mendoni edhe per procesin e integrimit ne Bashkimin Europian, sepse duhet qe misionet te vijne ketu qe te vlersojne perparimin e bere dhe raportet e tyre do te shkojne ne komision dhe aty do te merren vendime sesa te kenaqshme jane arritjet. Dhe ata do te duhet t’u sugjerojne vendeve antare nese ata duhet te heqin vizat per Shqiperine. Pra eshte nje proces i gjate, jam i sigurte qe do te ndodhi por ajo qe dua te theksoj prape eshte se ajo eshte ne dore te shqiptareve”, u shpreh Jensen.

Top Channel