Hapja e kutive, opozita “harron” ligjin

09/12/2009 08:25

Ligji per hapjen e kutive te votimit eshte lene menjane. Prej disa ditesh partia kryesore e opozites nuk artikulon me ne publik nismen e ndermarre pak kohe me pare per hartimin e nje projektligji, i cili do t’i shkonte Kuvendit te Shqiperise si propozim i qytetareve.

Kryesocialisti Edi Rama pati deklaruar se eshte grumbulluar numri i nevojshem i firmave qe kerkohen sipas ligjit per te konkretizuar nismen.

Duket se projektligji po ruhet deri tani per t’u perdorur ne nje moment te mevonshem, por askush ne Partine Socialiste nuk di te thote se kur do te depozitohet ne Kuvend.

Qe pas protestes se 20 nentorit dhe vendosjes se afatit 10-ditor per reflektim, socialistet ndryshuan strategjine.

Perveç hapjes se kutive, qe nga fillimi i dhjetorit ata po kerkojne gjithnje e me fort kalimin drejt zgjedhjeve te parakohshme. Veprim qe ka shkaktuar me sa duket lenien ne plan te dyte te kesaj nisme te rendesishme.

Top Channel