Greqi, vjedhin shtepine aksidentohen

09/12/2009 20:10

Nje ngjarje e rende ka tronditur Greqine.

Kater grabites hyne mengjesin e se merkures ne banesen e nje familjeje shqiptaro-amerikane, ne qytetin Rafina, 40 kilometra ne verilindje te Athines dhe pasi kercenuan te zotet e saj, rrembyen nga kasaforta e familjes 30 mije euro dhe disa bizhuteri.

Fillimisht grabitesit kercenuan kryefamiljaren, nje shtetase amerikane, 66 vjec, dhe pak minuta me vone lidhen me litare dhe bashkeshortin e saj, 70 vjec, nga Shqiperia.

Me pas, te kater agresoret u larguan me automjetin e tyre ne drejtim te qendres se Athines, ku edhe do te hapnin kasaforten.

Po ndersa ecnin me shpejtesi te madhe, ndonese nuk ishin diktuar prej policise, grabitesit humben kontrollin e mjetit ne rrethana ende te paqarta.

Makina ka dale nga rruga dhe eshte perplasur ne nje kolone prane ambasades izraelite.

Nga aksidenti mbeti i vdekur ne vend drejtuesi i saj, nje 31 vjecar nga Shqiperia.

Emri i viktimes nuk eshte bere i ditur, ndersa policia mundi te identifikoje dy prej tre shqiptareve te tjere qe po udhetonin me makine.

Ne cilesine e provave materiale u sekuestrua edhe kasaforta e familjes e cila u gjet ne portbagazhin e makines se aksidentuar.

Po ashtu ne automjet u gjenden edhe maskat e grabitesve, nje pistolete, nje shkop gome dhe dy thika.

Trupi i viktimes u dergua ne morgun e Athines, ndersa policia po zhvillon nje operacion per arrestimin e tre pjesetareve te tjere te bandes.

Top Channel